Takimi me Swobodën Rama: Europa nuk do toleroje prekjen e votes
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me kryetarin e grupit europarlamentar socialist Hannes Swoboda me të cilin diskutoi mbi mbrojtjen e votës në zgjedhjet e qershorit. Përmes rrjetit Twitter Rama shprehet se ka marrë mbështejen se në këto zgjedhje Europa nuk do toleroje prekjen e votes.


"Me kryetarin e grupit europarlamentar socialist Hannes Swoboda sapo folem per mbrojtjen nderkombetare te zgjedhjeve. Hannes tha qarte se SB ka bllokuar Shqiperine e integrimin dhe duhet te ike. Europa sdo toleroje prekjen e votes. Beteja jone 4 vjet per mosvjedhjen e votes ka rritur ne maksimum vemendjen nderkombetare. Kete here do jete ndryshe!" shkruan Rama ne Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 17:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori