Takimi me Ramën, reagon këshilltari i Nanos: S'keni parë gjë akoma
Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ky takim ka ngjallur mjaft kureshtje, edhe lidhur mbi temat që mund të jenë diskutuar mes dy figurave të shquara të PS-së.

Për këtë takim, ka reaguar edhe këshilltari i Fatos Nanos në kohën kur ky ishte kryeministër, Ylli Dylgjeri.

Kryeministri Edi Rama dhe Fatos Nano zhvilluan një takim dje në Durrës, takim i cili ka ngjallur shumë kureshtje.

Ky takim që vjen ne prag të zgjedhjeve, ngjall kureshtje mbi temat e diskutuara mes dy liderave të PS-së ndër vite. Pavërsisht se nga të dy palët nuk ka asnjë reagim, Ylli Dylgjeri këshilltar i Nanos në kohën kur ishte kryeministër, ka reaguar në Facebook.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai përsërit frazën tashmë të njohur të kryeministrit Rama, “nuk keni parë gjë akoma”.

Këtë shprehje kreu u qeverisë e ka përdorur në Parlament disa herë, frazë e cila u përsërit edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano ditën e djeshme pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama.

Nuk dihet se për çfarë e ka përsëritur këtë frazë edhe ish-këshilltari i Nanos, por mbeten për t’u parë zhvillimet politike në ditët në vijim. /albeu.com/

Shtuar më 11/06/2017, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori