Takimi me Ramën, Rasmussen: Shihni të ardhmen jo të shkuarën
Në vijim të vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri i vendit Edi Rama u takua edhe me Anders Fogh Rasmussen, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s. Gjatë një konferencë për shtyp, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur të Aleancës së Atlantikut të Veriut.


“Nder i madh që kam ardhur në këtë vend. Shqipëria do të vijë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, u shpreh Rama.

“Është koha të shihi në të ardhmen dhe jo në të shkuarën” theksoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, teksa vlerësoi kontributin e Shqipërisë në aleancë. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2013, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori