Takimi me Ramën, Meta paralajmëron marrëveshjen
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mbërritur në hotel “Tirana” ku do të zhvillojë takimin me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim i shumëpritur pritet të zgjidhë njëher e mirë nëse koalicioni Rama-Meta do të vazhdojë apo jo.

I shoqëruar nga Klajda Gjosha, kreu i Kuvendit dha një intervistë të shkurtër për median ku deklaroi se në duar mbante marrëveshjen e vjetër, e cila sipas tij kishte nevojë për rregullime të vogla.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të rinovojë marrëveshjen e Ramën, mbi marrëveshjen e vjetër, ai tha “sigurisht që po” duke dhënë dritën jeshile për koalicion.

“Kjo është marrëveshja e vjetër, që ende është në fuqi dhe që ka një problem të vogël, por që duhet zgjidhur. Kemi angazhim për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë për Shqipërinë evropiane. Tek vota e lirë nis çdo gjë”,- tha ai./Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2017, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori