Burak Ozçivit preu flokët, s’do ta besoni sa ndryshe duket aktori (FOTO LAJM)

Seriali i suksesshëm “Osmani” pritet të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të ri. Siç dihet tashmë protagonist kryesor në këtë serial është aktori Burak Ozçivit i cili së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje.

Aktori i ka prerë flokët e tij të gjatë dhe në foton e fundit në Instagram është shfaqur me pamjen e re me flokë të shkurtra. Këtë ndryshim Ozçivit e ka bërë për sezonin e ri të serialit dhe me këtë pamje ai është shfaqur edhe në kopertinën e re.

Shumë prej fansave e kanë pëlqyer pamjen e aktorit dhe po presin me padurim rikthimin e tij në ekran.

Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare të fillimit të sezonit të ri të “Osmanit”.


Shtuar 3.09.2020 12:58