Takimi me Panaritin, Ashton vlerėson progresin e Shqipėrisė
MinistriPanariti zhvilloi njė bisedė me Pėrfaqėsuesen e Lartė pėr Politikėn e Jashtme dhe tė Sigurisė nė BE, znj.Catherine Ashton. Panariti pėrmendi drejtimet nė tė cilat ėshtė pėrqėndruar aktiviteti i Presidencės shqiptare tė Komitetit tė Ministrave tė Kėshillit tė Evropės dhe rezultatet qė janė arritur nė kėtė drejtim.
Me rastin e festimeve pėr 100-Vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė, MinistriPanariti e ftoi Baroneshėn Ashton pėr njė vizitė nė Shqipėri.
Baronesha, nga ana e saj, e pėrgėzoi ministrin Panariti pėr pėrpjekjet dhe progresin e jashtėzakonshėm qė ka arritur Shqipėria nė drejtim tė plotėsimit tė 12 kritereve pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat. Ajo shprehu dėshirėn pėr forcimin e bashkėpunimit dhe koordinimit tė veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencės shqiptare tė Komitetit tė Ministrave tė KiE. /albeu.com/