Takimi me Nanon, Berisha: Maxhoranca do të ketë kandidatin e vet
Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ish kryeministrin Fatos Nano, ku ky i fundit i parashtroi kryeministrit kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij.

Ndërsa Berisha e garantoi Nanon se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave.

Nga ana tjetër Kryeministri theksoi se, qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së Nanos për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër dhe se ai mbështet dhe do te mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.

Kryeministri Berisha theksoi se pas kthimit nga Samiti i Chikagos ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për ti dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori