Takimi me Metën, Fule: Zgjedhjet, test kyç për demokracinë
Qeveria dhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian ndërsa periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për reformat. Këto kanë qenë këshillat e dhëna nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fule, i cili gjatë një takimi me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta theksoi se zgjedhjet janë një test kyç për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.



“Eshtë thelbësore që liderat politikë të luajnë rolin e tyre që të bëjnë të mundur që zgjedhjet të jenë në linjë me standarded ndërkombëtare, për të përmirësuar besueshmërinë dhe standing e institucioneve demokratike dhe të forcojnë llogaridhënien e politikanëve përballë shqiptarëve. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet është e rëndësishme të sigurohet pjesëmarrja më e lartë e mundshme e votuesve dhe kthimi në agjendën evropiane shumë shpejt pas zgjedhjeve. Periudha aktuale e fushatës parazgjedhore nuk përbën justifikim për të ulur ritmin e punës për reformat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian dhe si qeveria ashtu edhe opozita duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për ta sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian” u shpreh Fule. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori