Tre persona të maskuar grabisin karburantin në Bilisht, sa para morën

Një grabitje ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Bilisht.

Abcnews.al raporton se tre persona me maskuar i kanë marrë punonjësit të një karburanti një sasi të vogël parash duke u zhdukur në errësirën e natës.

Policia nuk ka ende asnjë të dhënë për identitetin e tyre.

Mësohet se të rinjtë i kanë marrë punonjësit të karburantit rreth 20 mijë lekë.


Shtuar 21.01.2020 08:41