Philip Coutinho futet në listën e dëshirave të Newcastle

Newcastle me ndryshimin e pronarëve ka nisur piketimin e yjevë që synon ti transferojë. Së fundmi në listën e dëshirave të klubit ka hyrë edhe Philip Coutinho.

Investitorët nga Arabia, kanë vendosur të sjellin para të mëdha te Neëcastle, duke e shndërruar në skuadrën më të fuqishme financiare në Premierligë.

Të pasurit një buxhet të mirë,ka bërë që me Neëcastle të lidhen disa nga emrat më të mirë të futbollit sot në botë.

Mediet në Angli raportojnë se Philippe Coutinho, mund të jetë në mesin e këtyre emrave.

Ylli brazilian, është pjesë e Barcelonës, dhe këtë sezon po e kalon te Bayern Munich i huazuar.

Përveç Neëcastle, Coutinho po kërkohet edhe nga Chelsea.


Shtuar 23.04.2020 10:48