Përleshje me armë të ftohta në tavernë, shqiptari qëllon grekun

Një përleshje midis një grupi shqiptarësh dhe grekësh ka ndodhur pas mesnatës të së premtes në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në një tavernë në fshatin Proxoma të Selanikut.

Gjatë përleshjes, një shqiptar nxorri thikën dhe goditi në bark një 37-vjeçar grek, duke e lënë të plagosur.

37-vjeçari u transportua në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku që shkaktoi përleshjen midis shqiptarëve dhe grekëve.

Autoritetet helene kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 19.01.2020 12:21