Takimi i Vjenës përfundoi pa ndonjë rezultat konkret
Pëlqej
Albeu.com
Në Vjenë u zhvillua raundi i tretë i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit për decentralizimin, cili përfundoi pa rezultate konkrete. Palët biseduan për propozimet e ndërmjetësit ndërkombëtar, Albert Rohan, por në asnjë prej pikave nuk është arritur ndonjë përparim vendimtar.Ishte ky takimi më i vështirë i deritanishëm në Vjenë, sepse nga palët kërkoheshin propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes së decentralizimit të pushtetit.
Në konferencën për shtyp edhe ndërmjetësi ndërkomëtar, Albert Rohan tha se "koncepti i palës kosovarë është një sistem decentralizimi i cili do të aplikohej në të gjitha komunat". Sipas tij, ky koncept është i motivuar nga një qeverisje më e mirë dhe pak a shumë nënkupton një lloj multietniciteti.
"Koncepti i palës kosovare i përgjigjet edhe disa kërkesave të grupeve etnike. Ndërkohë që pala serbe kërkon një autonomi të gjërëpër komunat dhe ndikimin sa më të vogël të autoriteteve qendrore kosovare, që është në kundërshtim me delegacionin e Prishtinës", theksoi Rohan.
Ndërkaq kryesuesi i delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, tha se dokumenti i prezantuar ishte një përmbeldhje e dy takimeve të kaluara në Vjenë që janë marrë me kompetencat e komunave dhe lidhjet e tyre të ndërsjellta.
Haziri tha se delegacioni shqiptar paraqiti propozime konkrete duke mbështetur dokumentin në fjalë, kurse pala serbe refuzoi çdo pikë të dokumentit.
"Në takim Serbia ka bërë dallim konceptual edhe me bashkësinë ndërkombëtare, në kontekstin e angazhimit të tyre sepse ofrojnë zgjidhje jo funksionale, bllokuese jo koperative dhe të paqëndrueshme", tha Haziri.
Pala serbe paraqiti në takimin me zotin Ahtisaari, pakënaqësinë me faktin se dokumenti i ofruar nuk është në përputhje të plotë me përfundimet e dy takimeve të para dhe se sipas saj, ai përmbanë çështje që nuk janë diskutuar fare.
Dokumenti i punës i zotit Ahtisaari ka përmbledhur pikëpamjet e të dyja palëve nga dy takimet e para për decentralizim, dhe sipas tij nuk do të ketë ndarje të Kosovës mbi baza etnike, as edhe lidhje të ndërmjetme për komunat e reja që do të krijohen.
Dokumenti i zotit Ahtisaari ka paraparë krijimin e komunave me mbi 70 përqind të popullatës serbe që jetojnë në ato komuna, lidhjet horizontale të tyre si dhe bashëkpunim më të ngushtë me Beogradin zyrtar.
Përfaqësuesit serbë thonë se bisedimet e djeshme ishin
shumë të vështira. Këtë e konfirmoi edhe këshillari i kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Simiq i cili thotë se palët kanë biseduar mbi secilën fjali.
"Në parim dallimet më të mëdha janë rreth koncepteve për krijimin e komunave sipas një modeli të përbashkët për të gjitha bashkitë. Ky koncept bazohet mbi parimet e Konventës evropiane për qeverisjen lokale, që nuk është e domosdoshme për të gjitha komunat. Ose decentralizimi i pushtetit duhet të bazohet mbi parime
të të drejtave speciale dhe kompetencave shtesë", tha Simiq.

Takimi i radhës do të mbahet me 4 maj përsëri në Vjenë. qik
Shtuar më 04/04/2006, ora 11:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori