Takimi i paplanifikuar i kryeministrit të Kosovës, Hoti i shkon Berishës në zyrë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Por ndërkohë që gjendej në Shqipëri, ka kryer një tjetër takim të papërcaktuar në axhendën e tij në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar takimin në zyrën e tij me kryeministrin e sapoemëruar në Kosovë, ndërsa shprehet se e ka uruar për marrjen e detyrës.

Statusi i Berishës:

Takim me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, zotin Avdullah Hoti! Te dashur miq, sot pata nje takim me kryeministrin e Kosoves, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Ne kete takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese ne detyren e larte dhe misionin tejet te rendesishem te Kryeministrit te Republikes se Kosoves qe i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Gjate takimit diskutuam gjeresisht mbi rendesine jetike te bashkepunimit midis dy vendeve tona dhe per projektet kryesore qe mund te ndermerren ne te gjitha fushat ne kuadrin e ketij bashkepunimi bilateral por edhe rajonal.

Zoti Hoti me percolli urimet dhe pershendetjet e kryetarit te LDK zoti Isa Mustafa dhe une perfitova nga ky rast per ti derguar zotit Mustafa urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen e thelle per bashkepunimin miqesor e te frytshem qe kemi patur njeri me tjetrin dhe midis dy partive tona qe ne themelimim e PD e ne vazhdim. Takimi ishte i hapur dhe kaloi ne frymen e mirekuptimit te plote.


Shtuar më 03/07/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori