Takimi i "fshehtë" i Albin Kurtit e Isa Mustafës?
Për Albin Kurtin dhe Isa Mustafën u përfol se mbrëmë kanë mbajtur takim të fshehur, i cili sipas mediave u zhvillua në villën e liderit të LDK’së në Prapashitcë.

Por as nga Vetëvendosje e as nga LDK-ja nuk dolën me ndonjë qëndrim për ti pohuar si të vërteta apo për ti mohuar krejtësisht këto deklarata.Madje zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë në dijeni aspak lidhur me një takim të tillë.

Rexhep Selimi e Haki Abazi nga Vetëvendosje i thanë GazetaBlic se ata nuk kanë njohuri nëse Kurti e Mustafa kanë zhvilluar ndonjë takim mbërmë.“Nuk e di fare, sepse unë kam qenë në pushim dhe nuk jam ndëgjuar me askënd”, tha Haki Abazi.

Përgjigje të njejtë dha edhe Rexhep Selimi, i cili tha se ai nuk di asgjë për një takim të tillë.

“Nuk kam njohuri për ndonjë takim, nuk e di nëse janë takuar”, tha Selimi për GazetaBlic.

Ditë më parë nga Vetëvendosje e LDK, thanë se një takim i mundshëm ndërmjet dy subjekteve mund të ndodhë gjatë këtij vikendi, derisa ende nuk ka diçka zyrtare.

Vetëvendosja e Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar dhjetra takime nga 6 tetorit, që nga përfundimi i zgjedhjeve, por deri më tani asnjë nga takimet e tyre nuk ka përfunduar me marrëveshje finale
Shtuar më 25/01/2020, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori