Takimi i ardhshem i Vjenes, Sejdiu: Nuk negociojme pavaresine dhe territorin
Albeu.com
Sejdiu tha se idete qe do te paraqiten, jane shkeputur nga platforma e ekipit negociator, sipas te ciles nuk do te negociohet per pavaresine dhe integritetin territorial. Me Beogradin mund te flitet per çeshtje praktike qe kerkojne zgjidhje Ekipi Negociator i Kosoves tha se do te shkoje me vizion te qarte ne takimin e Vjenes, me 30 gusht. Pavaresia, integriteti territorial dhe mbeshtetja per planin e Marti Ahtisarit u rikonformuan si parime baze te platformes se Prishtines, ne takimin e sotem te Ekipit te Unitetit dhe Grupit Politik Strategjik.

Kryetari Fatmir Sejdiu tha se idete qe do te paraqiten, jane shkeputur nga platforma e ekipit negociator, sipas te ciles nuk do te negociohet per pavaresine dhe integritetin territorial. Sipas Sejdiut me Beogradin mund te flitet per çeshtje praktike qe kerkojne zgjidhje. Presidenti Sejdiu tha se gjate ketyre muajve mund te kete tendenca per çrregullim te procesit, por ekipi negociator nuk do te heq dore nga vizioni qe ka. Anetari i ekipit, lideri i Partise Demokratike Hashim Thaçi perseriti se pavaresia, fillimisht me mbikeqyrje nderkombetare eshte kompromisi qe ben Prishtina.

“Lideri i partise Ora Veton Surroi tha se pavaresia duhet te arrihet deri ne fund te vitit, por ajo mund te shtyhet nese institucionet nuk e pergatisin vendin per pavaresi. Kreu i ekipit Sejdiu nuk ka dashur te spekuloje se si do te ec procesi pas takimit te planifikuar me treshen pas 30 gushtit. Ai tha se ne adrese te ekipit ende nuk ka arritur asnje ftese zyrtare por kjo çeshtje, sipas tij, pritet te sqarohet neser gjate vizites ne Prishtine te te derguarit te BE-se ne treshe, Volfgang Ishinger, nderkaq delegacioni i Kosoves per takim, do te caktohet javen e ardhshme. (Erion Kaçorri, News 24)
Shtuar më 21/08/2007, ora 18:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori