Takimi dyte i delegacionit te KiE me Topin, marrin pjese Berisha dhe Rama
Albeu.com
Delegacioni i Asamblesë së Këshillit të Europës do të rikthehet në zyrët e kreut të shtetit Bamir Topi në orën 17:00 të pasdites ku mësohet se do të marrin pjesë edhe kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës Rama.
Ky do të jetë takimi i dytë brenda ditës të delegacionit të KiE-së në presidencë por këtë herë në takim së bashku me presidentin Topi do të jenë edhe dy liderët politikë.

Ky bashkëbisedim vjen pas takimeve të mëparshme që delegacioni kreu me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministrin Sali Berisha dhe së fundi me kreun e opozitës Edi Rama. Në takimin e pasdites pritet të ketë gjëra konkrete sa i takon formulës së zgjidhjes së krizës politike.
Shtuar më 22/02/2010, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori