Klopp: Barella është një super talent, për fatin tonë të mirë ai nuk do të luajë

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Interit, Jurgen Klopp ësht pyetur për lojtarin e preferuar te ziklatërit.

“Perisic më pëlqen, është i shpejtë, i fortë dhe nuk lodhet.

Por më i mrekullueshmi është Barella. Për fatin e keq të Interit por për fatin tonë të mirë, ai nuk do të jetë në fushë. Është një lojtar i shkëlqyer dhe më pëlqen shumë,  vërtetë një kampion që ka teknikë, vrapon pa pushim, i fortë dhe me vizion.

Për mua është i kompletuar, i ka të gjitha që një mesfushor duhet t’i ketë. Është gjithnjë shumë i motivuar dhe kërkonë shumë nga vetja dhe shokët e skuadrës, një lider ekipi”, është shprehur Klopp për Barella./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.02.2022 18:50