Kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama ka vijuar serinë e takimeve me të rinj të qytetit të Librazhdit, ku gjatë së dielës ka shpërndarë 350 karta anëtarësie ndërsa u ka bërë thirrje të rinjve të ndryshojnë qeverinë pët ta vënë atë në shërbim të qytetarit.
“Nëse kanë kaluar 22 vjet nga dita kur Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës dhe mbetet peng i një të
keqeje të madhe që i merr frymën çdo ditë, mund të kalojnë edhe 22 të tjerë nëqoftëse njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk i thonë ndal kësaj të
keqeje dhe nuk marrin në dorë fatin e tyre sic keni vendosur ta merrni ju, duke u bërë sot anëtarë dhe anëtare të Partisë Socialiste”, tha
Rama i cili trajtoi me të rinjtë edhe problemin e papunësisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012,
ora 19:24