Rama i thur elozhe Nanos: Kapiten, bisedat tona janë interesante
Kryeministri Edi Rama ka folur në “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News” për takimet e tij me Fatos Nanon.

Rama tha se bisedat me të janë shumë interesante dhe se ata bisedojnë prej kohësh.

“Me fatos Nanon ne bisedojmë prej kohësh. Sa më shumë unë qëndroj në këtë detyrë aq më shumë e kuptoj Fatos Nanon.

Nuk po bëj autokritikë, por po them se kur nuk je kryeministër, shumë gjëra të duket sikur i kupton dhe nuk i kupton.

Bisedat me Fatosin janë shumë interesante. Është si puna e kapitenit të anijes, që preferon të rrijë në breg dhe të shikojë të tjerët që merren me anijen.

Për mua është një bisedë me shumë vlera. Ai ka qenë timonier për një kohë shumë të gjatë”,-tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori