Takim shkencor per 100 vjetorin e Alfabetit te gjuhes shqipe
Pëlqej
Albeu.com
Dyzet mijë fjalë shqipe nuk janë të përfshira në fjalorin e gjuhës shqipe ndërsa në ndërkohë gjuha po vërshohet nga fjalë dhe fraza të huaja.
Akademikët e vendit alarmojnë që në të ardhmen gjatë komunikimit dhe të shkruarit të përdoren fjalët që u publikuan në një fjalorë të promovuar në Panairin e Tiranës, ndërsa t'i vihet fund imponimit të barbarizmave dhe snobizmit.
“Duhet ta mbrojmë gjuhën, duhet ta kultivojmë gjuhën si nga ndikimet nga injoranca edhe nga ajo që të mos jetë e mbyllur, që të mos jetë një gjuhë që të mos pasurohet me një leksikë që e kemi ende të pashfrytëzuar”, deklaroi akademik Ali Aliu.
Komentet e tilla akademiku Aliu i bëri në takimin shkencor kushtuar 100 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe.
Akademikët nga Shqipëria dhe arbëreshët e Italisë konsiderojnë se gjuha shqipe ka qenë elementi i vetëm që ka mbajtur bashkë shqiptarët.
“Hartimi i alfabetit nuk është një sjellje e thjeshtë, por një vepër e madhe me ndikim të fuqishëm që kapërcente barriera për t'ia arritur qëllimit”, tha Teki Biçoku – kryetar i Akademisë së Shkencave të Tiranës.
“Gjuha dhe kultura kanë qenë elemente kyçe që ndikuan tek populli ta mbanim unitetin në të kaluarën dhe këtë ta përforcojmë edhe sot”, shtoi Françesko Altimari, Rektor në Universitetin e Kozencës.
100 vjetori i alfabetit shqip cilësohet si një ndër ngjarjet e rëndësishme të kulturës shqiptare edhe nga akademikë e politikanë maqedonas.

Meral Ismaili, ALSAT-M
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori