Takim me biznesin, senatorët italianë mbështesin Bashën: Duhet t’i besoni!
Partia Demokratike sot gjatë paradites ka organizuar një takim me biznesin Italian ku kreu i PD-së Lulzim Basha u bëri thirrje investitorëve që të vijnë në Shqipëri.

Të ftuar në këtë takim ishin edhe dy senatorë italianë të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratiuke.

Paolo Romani, senator, Forca Italia

“Ne jemi një parti simotra ne jemi nga e njëjta familje, nga PPE, dhe me thënë të drejtën ndjeva një zili kur po dëgjoja kryetarin Basha sepse ai u shpreh qenësisht për tri revolucione të mëdha, një; revolucion fiskal që do duhej ta bënim me fleksibilitet dhe në Itali, revolucion kundër burokracisë, dhe revolucion tek shpenzimet publike.

Këto dy ditë do të kryejmë disa takime për partneritetin italo-shqiptar. Të gjithë kërkojnë më shumë prezencë Italiane në këtë vend.

Falënderoj kryetarin Basha për këtë takim të jashtëzakonshëm, tani po ju përcjell këtë mesazh; Në 18 qershor, Shqipëria ka zgjedhjet dhe mesazhet që përcolli kryetari me duken si një shenjë e rezultatit të mire”.

Mario Mauro, senator grupi i Partive Popullore

“Prania jonë këtu zhvillohet brenda vëllazërisë së Partisë Popullore Europiane, domethënë, familja e partive liberale demokrate, që uron edhe për rezultatin e mirë të një projekti europian, suksesin e udhës së integrimit europian të Shqipërisë.

Këtu jemi një parti që është në opozitë, e shoqëruar nga parti që janë në opozitë në vendin e tyre, dhe të shohësh kaq shumë interes të bën të kuptosh atë besueshmëri të madhe që ka jo vetëm Partia Demokratike Shqiptare, por sidomos figura e kandidatit të kësaj partie për kryeministër të ardhshëm, Lulzim Basha.

Është një figurë që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin europian, që ka një rëndësi të veçantë në kontekstin ndërkombëtar, pikërisht sepse është një figurë me besueshmëri të jashtëzakonshme, shumë të madhe dhe mbështetet në ide”./albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori