Tahirit i jepet goditja e fundit! Një polic dëshmon kundër tij
Pëlqej
Saimir Tahiri është drejt arrestimit!

Vetëm pak minuta na ndajmë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë ku do të jepet vendimi nëse Saimir Tahiri do të arrestohet apo jo nga Prokuroria e KrimeveRënda.

Gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve prokurori i KrimeveRënda, Besim Hajdarmataj tha ndër të tjera se ata kanë edhe dëshminë e një personi që implikon Tahirin në trafikun e drogës.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se personi që do të dëshmojë është një polic dhe pritet që akuzat e prokurorisë të vërtetohen falë kësaj dëshmie akoma të pazbuluar.

Saimir Tahiri akuzohet për dy vepra të rënda kriminale, të cilat nëse vërtetohen mund t’i kushtojnë atij 14 vite burg. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori