"Tahirit i dhanë një mesazh tipik të mafias"
Kërkesa e Prokurorisë për kufizimin e lirisë të Saimir Tahirit pas përgjimeve të dala nga autoritetet italiane mbërriti në Kuvend në një periudhë kur do të fillonte ai që njihet si thelbi i reformësdrejtësi; Vettingu.

E mes zhurmës së shkaktuar nga çështja “Tahiri”,Vettingu ka filluar dhe e ka bërë këtë pikërisht këtë të enjte me kryetarin dhe anëtarët e majës së piramidës së drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese.


Por a ekziston një lidhje mes dosjes “Tahiri” dhe reformësdrejtësi? I ftuar në Top Story këtë të enjte, Dashamir Shehi tha se sjellja e mazhorancës në rastin e deputetit Saimir Tahiri humb besimin tek reforma.

“Çështja Tahiri krijon një çështje mosbesimi dhe paragjykim, që edhe në mes të klimës së reformësdrejtësi, kush ka pushtetin del i palagur”, thotë ai.

Shehi e quajti të pavlerë kontrollin e banesës së Saimir Tahirit nga ana e Prokurorisë këtë të enjte.

“Ishte thjesht një adet. Edhe polici më budalla nuk do të mendonte se do të gjente prova tek shtëpia e Tahirit pas 10 ditëve që flitet në media për këtë. Në Parlament kishte një vlerë politike debati, por edhe aty i kotë ishte. Vendimi i PS tregon që e mbrojtën Tahirin dhe ky është kodi i mafias; ne të mbrojmë ty, ti mos fol”, tha ai. /tch/
Shtuar më 27/10/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori