Rama nga Kievi: Hezitoja të vija në Ukrainë, përmasat e tmerrit janë të skajshme

Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviç.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se në fillim hezitonte të shkonte në Ukrainë për shkak të përmasave të luftës, por shtoi se nuk mund ta refuzonte ftesën e Zelenskyt. Rama tha gjithashtu se u ra dakord që secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërtonte nga një bllok banimi në Irpin.

“Me gjithë zemër president, për ftesën për të qenë këtu sot. Ndihem i privilegjuar së bashku me Dritanin dhe Simitryn i cili për arsye objektive nuk mund të ishte me ne. Si kryeministra të tri vende të NATO-së të vendeve te Ballkanit që gjendemi këtu me ju, dëshmojmë mbështje dhe solidaritet të plotë. Siç jua thashë, hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar Shqipëria fatin e kësaj lufte nuk është aspak e mjaftueshme. Por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha festës tuaj apo të humbja këtë moment me ju. Kam mirënjohës për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga pranë Irpinin. Jam vërtet i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vende ndërtesën e tij për familjet e fëmijët. E di që bashkimi europian dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje, por le të jemi të parët që e bëjmë këtë dhe kjo ndoshta do përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve. Jemi këtu të shprehim mbështetjen e plotë që BE t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 15.06.2022 19:45