Së shpejti policë pa armë në rrugët e Shqipërisë
I pranishëm në konferencën "Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit", Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri të ditur se në Policinë e Shtetit do të pranohen shumë shpejt vullnetarët. Ai shtoi se të rinjtë vullnetarë do të jenë njëlloj si policët, me ndryshimin e vetëm se nuk do të mbajnë armë.

"Vullnetarët mund të shërbejnë kudo, njëlloj siç ndodh me mjedisin. Pas vullnetarizmit, mund të bëhet rekrutimi i të rinjve në Policinë e Shtetit", u shpreh ministri Tahiri.

konferencën ku morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Tahiri theksoi se sipas sondazheve, policia është institucioni më i besueshëm dhe pikë referimi për gjithçka ndodh me shkeljen e ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori