Tahiri tregon a do jetë apo jo në Kuvend kur t’i hiqet mandati
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi deklaroi se nesër në orën 11:00, do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, për të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Kështu bëhet e ditur se Tahiri gëzon të drejtën që të jetë nesër i pranishëm të Këshilli i RregulloresMandateve dhe Imuniteteve. Ose nga ana tjetër ai mund të përfaqësohet nga avokati i tij, apo dhe të paraqesë fjalën e tij me shkrim.

Por, nesër priten procedurat për “fatin”, e ish-ministrit të Brendshëm. Ndërkohë që PS, nga ana e saj ka deklaruar votën por heqjes së imunitetit të Tahirit për ti kaluar drejtësisë që të hetohet më tej.

Ndërkohë kujtojmë që deputetët e PD-së që në orët e mesditës kanë qenë të pranishëm te Kryesia e Kuvendit. Po ashtu dhe LSI nuk e zhvilloi konferencën e paralajmëruar për media, dhe deputetët e saj ishin në të pranishëm aty.

Ndërsa njerëz të afërt të Tahirit kanë thënë që ish-ministri nuk do të ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshilli i Rregullores dhe Mandateve dhe as në seancën Parlamentare. Por nuk dihet se çfarë do të bëjë nesër, meqë u shty dhe Ruçi mbledhjen e Këshillit te RregulloresMandateve dhe Imuniteteve.
Shtuar më 19/10/2017, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori