Tahiri thumbon Ramën në Asamble: Lum kush e ka shtegun e mikut
Pëlqej
Pasi mungoi dje gjatë prezantimit të projektit për bashkëqeverisjen me qytetarët, Saimir Tahiri është bërë i gjallë sot në Asamble.

Ashtu siç pritej, Tahiri me tone kritike ka folur për korrupsionin si dhe shtegun e mikut që ende ekziston.

“Pa asnjë diskutim që politika ka bërë herë pas here punë që largojnë njerëzit, sa më e gjatë që koha që qëndron në karrige aq dhe më e largët bëhet lidhja me popullin.

Ne fituam vetëm me njerëzit, bëmë atëherë zgjedhjen e duhur dhe tani na bën më të vështirë detyrën.

Ne kemi dy rrugë ose të mbyllim sytë dhe të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë, ose të shkojmë deri te hallet e njerëzve dhe të shohim nga afër problemet e tyre.

Duhet të dalim vetë mbi veten.

Kryeministri hapi dje një dritare, po nëse nuk përdoret si duhet do të sillte të kundërtën e asaj që ne duam.

Është një dritare për të afruar ata që nuk kanë folur deri më sot pasi kanë qenë skeptikë.

Ne na duhet që t’iu japim mundësinë atyre që të mos i ndjejnë larg ata që qëndrojnë në karrige. Kush është parë në pasqyrën e paradhomës nuk ja ka dalë dot.

Bashkëqeverisja në këtë formë që e kemi menduar ne, fillimisht duhet të shërbejë si një pasqyrë ku ne të shohim personat me të cilët ne punojmë në administratë, shtegu i mikut ende sot qëndron më i fortë se shtegu i meritës”,- u shpreh Tahiri ndër të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori