Geraldina qenka vajza e babit, Princ Leka ndan fotot e ëmbla nga pushimet me familjen (FOTO LAJM)

Princ Leka dhe familja e tij kanë nisur pushimet në jug të vendit nga ku ka ndarë dhe disa foto të ëmbla në rrjete sociale. Princi shihet bashkë me bashkëshorten e tij, Elia Zaharia ndërsa mban në krahë dhe vogëlushen, princeshën Geraldina.

Kujtojmë që në Tetor të vitit që lamë pas Princ Leka dhe Elia festuan pesë vjetorin e martesës. Ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë më 22 Tetor 2020 vajzën të cilën e quajtën Geraldina në nderim të Mbretëreshës.