BALILI/ Tahiri sfidon sërish Metën, policia: 30 mijë euro për informatorët sekretë
Përveç shumës prej 5 milionë lekë që Policia e Shtetit vuri në dispozicion të qytetarëve që do të jepnin informacion të vlefshëm për vendndodhjen e Kelment Balilit një shumë e konsiderueshme është dhënë edhe për informatorët sekret të policisë.

Policia e Shtetit ka bërë një tjetër hap për kapjen e të shumë kërkuarit nga drejtësia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, Klement Balilin.

Mësohet se Policia e Shtetit ka vënë në dispozicon të shtetasve të cilët kanë informacione për Balilin një shumë prej 30 mijë eurosh për informatorët secret të cilët kanë informacione mbi vcendodhjen e “Eskobarit të Ballkanit”

Policia bën me dije se vetëm pas 24 orë pasi policia bëri publik shpërblimin për qytetarët 5 milionë lekë, në numrin e saj kanë ardhur një mori telefonatash ku jepej informacion në lidhje me lëvizjet e personit të shpallur në kërkim.

Vlen për t’u kujtuar se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë e kërkuar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, mbledhja e së cilës ka shkaktuar debate të mëdha mes PS-LSI./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori