Tahiri: Rritet besimi, evitohet korrupsioni
Edhe një herë tjetër, ministri Tahiri ka nënvizuar se lufta ndaj kriminalitetit kalon nga bashkëpunimi polici-qytetar. Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Policisë së Tiranës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se Zyrat e Shërbimit Qytetar, do të zgjidhin çështjen e korrupsionit në polici.

“Lufta ndaj kriminalitetit kalon nga bashkëpunimi polici-qytetar. Qytetari duhet të jetë klient, në mënyrë që të gjejë shërbimin në kohë rekord dhe pa korrupsion. E nisëm këtë reformë me Zyrat e Shërbimit Qytetar, duke shndërruar ambientin dhe mënyrën e kërkesës nga ana e qytetarëve".

“Jo rrallë, mosdhënia e shërbimit apo vonesa në shërbim, ka shërbyer si pretekst për t’i hapur rrugën korrupsionit. Me këtë sistem, zgjidhim këtë problem pasi monitorojmë punonjësin e policisë që duhet t’i përgjigjet qytetarit në kohë”, tha më tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori