Tahiri rikthehet fuqishëm në politikë, nxjerr foto me Berishën në Facebook

Pëlqej
Deputeti Saimir Tahiri ka reaguar për herë të tretë sot duke shënuar rikthimin e tij të fortë në politikë.

Pas nja pauze të gjatë, Tahiri është kthyer me tone të ashpra duke "kërcënuar" të gjithë kundërshtarët e tij, përfshirë dhe kolegët e tij.

"Nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë"- tha Tahiri kur doli nga Kuvendi.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka ironizuar Berishën duke nxjerr një foto gjatë seancës, kur ish-kryeministri po e filmonte.

"Kur gjyqin ta ben djalli… Ky qe fshiu kamerat e Kryeministrise ne 21 Janar e nuk u denua, sot me filmonte mua", shkruan Tahiri. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori