Tahiri: Reforma dhe dekriminalizimi i drejtësisë, rruga që do vazhdojmë bashkë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për dekriminalizimin e drejtësisë. Kjo lidhet me vendimin për drejtësinë për Arben Frrokun, duke pasuar me një reagim më të detajuar prej tij.

"Reforma dhe dekriminalizimi i drejtësisë është rruga që kemi nisur e që duhet të vazhdojmë bashkë, për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë sistematike.

Kjo është e qartë sot, shumë më shumë se dje. Emërimet partiake në gjyqësor, sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz në 2 dekada, e akoma më shumë 8 vitet e fundit, ka shkatërruar integritetin e drejtësisë.

Shpresoj të mos jetë thënë ende fjala e fundit! Por përtej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtesia sot është me evident se kurrë. Dhe aspak rastësisht! E as gabimisht!", përfundon reagimi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori