Tahiri: Qytetarët në polici do të gjejnë një partner dhe jo arrogancë
Në qytetin e Elbasanit, ministri Tahiri ka përuruar zyrat e reja të shërbimit ndaj qytetarëve. Në fjalën e tij ai theksoi se tashmë do ti jepet fund arrogancës.

“Qytetarët tashmë në polici do të gjejnë një partner dhe jo arrogancë”, tha ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

zyrat e reja është instaluar edhe sistemi i kamerave, që për ministrin, është një "model avangardë".

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kreu i Policisë së Elbasanit, Alfred Çepe u shpreh se ky shërbim “do t'u japë fund praktikave korruptive të çdo oficeri të papërgjegjshëm”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Sipas tij, “Këto shërbime do t'u kursejnë kohën qytetarëve”./albeu.com/
Shtuar më 16/05/2015, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori