Tahiri pushton me zor televizionet, tenton të marrë "frenat" në dorë
Pëlqej
Pas fjalëve të sotme të Tahirit ku ndër të tjera përmendi për mediat edhe shprehjen e famshme të Ramës se: Nuk ka bir nëne dhe as bir k**ve që do mund ta ndalojë, të gjithë filluan aludimet.

Shumica mendoi se këto fjalë ishin një mesazh kërcënimi ndaj Ramës, por për këtë Tahiri ka reaguar edhe njëherë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Opinion në Klan.

Ai ka mohuar të ketë në pronësi materiale kompromentuese për Ramën.

Por pas Klanit, Tahiri foli sërish në “360 gradë” ku theksoi sërish se nuk kishte kërcënuar njeri.

“Unë jam shumë i qartë për atë që kam thënë vetë. Nuk e kam kulturë të kërcënoj njeri. Nuk merrem me tollovitë dhe komentet e asaj që kam thënë unë apo të politikës. Unë flas për të vërtetën time dhe ky është i vetmi qëllim. Nuk kam qëllim të kërcënoj njeri dhe s’kam pse e bëj”, tha Tahiri.

Duket se ish-ministri i ka synimet e qarta për të marrë frenat në dorë. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori