Socialistja ka një mesazh për Tahirin: O Saimir, mos rri me Edin! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë festohet “Dita e Verës”.
Në Tiranë kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur festën në Tiranë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ish-ministri I Brendshëm Saimir Tahiri.

Më anë të një postimi në Facebook kryeministri Rama e ka ndarë aktivitetin me ndjekësit ku ka marrë pëlqime dhe komente pa fund.
Por s’kanë munguar komentet as për ish-ministrin Tahiri i cili tashmë nuk është më pjesë e kabinetit qeverisës.

Përveçse nuk mungonin komentet për punën e mirë të Tahirit në detyrën e ministrit të Brendshëm, nuk kanë munguar as komentet thumbuese që i thonë që të mos qëndrojë afër kryeministrit Rama, duke e fajësuar për shkarkimin nga detyra.

Kometuesi: O Sajmir, mos rri më prapa Edi Ramës se ai të hoqi nga posti që ishe…

Gjatë ditës së sotme në Tiranë mund të shihni helikopterë, motorë të shumtë policie, efektivë me uniformë, forca Renea, zjarrfikës dhe ambulance në gatishmëri për çdo ngjarje gjatë ditës./albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori