Tahiri premton luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore
Policia vendos linjë falas për personat të cilët duan të denoncojnë trafikimin e qënieve njerëzore. Duke prezantuar numrin falas 116006, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se kjo linjë është një përpjekje në luftën tonë kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

"Raporti i Komisionit Evropian vlerësoi pozitivisht hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këto 8 muaj. Për herë të parë në vitin 2014 qeveria e re përcaktoi për qeniet e trafikuara një buxhet të vetin. Është përmirësuar koordinimi i strukturave të policisë dhe prokurorisë, ndërkohë me ndihmën e PAMECA është ngritur një strukturë kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një fokus i veçantë i është kushtuar përdorimit të territorit shqiptar si vend tranzit për të kaluar drejt vendeve perëndimore. Që prej 1 qershorit 2014 Ministria e Mirëqënies ka vendosur që ndihma ekonomike ti shkojë grave dhe jo kryefamiljarit. Pas thuajse 2 vjet pauzë baza e të dhënave të trafikimitqenieve njerëzore, është rivënë në punë. Vetëm gjatë vitit 2013 janë shënuar 43 raste për trafikimin e fëmijëve dhe 52 rase të personave të rritur”, tha ministri Tahiri duke premtuar më shumë punë në këtë drejtim. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2014, ora 11:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori