Tahiri: Policia e Shtetit s'ka pajisje përgjimi!
Para Komisionit të Sigurisë raportoi edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e mohoi disponimin nga Policia e Shtetit të një pajisje përgjimi.

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit po bën të gjitha përpjekjet e saj për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t’i dhënë qytetarëve të saj një standard të ri sigurie.

Jam shumë i gatshëm të pres përgjigjen e Prokurorisë në lidhje mbi këtë çështje, ndërsa kam vënë në dispozicion gjithçka për hetimin e Prokurorisë.

Ka një program trajnimesh për të përgatitur efektivët e policisë dhe eksperienca me partnerët ndërkombëtarë është ndihma më e madhe që mund të na japin”, tha Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori