Tahiri: PD refuzoi zgjidhjen e krizës
Pëlqej
Sajmir Tahiri
Partia Socialiste deklaroi sot se maxhoranca qeverisëse po refuzon zgjidhjen e krizës politike në vend. Deputeti Sajmir Tahiri, në emër të PS, deklaroi sot në një konferencë shtypi se “Europa u hoqi vizat shqiptarëve, ndërsa Partia Demokratike nuk ka vullnet”.

Duke iu referuar takimit të djeshëm me përfaqësuesit e Parlamentit Europian, deputeti socialist Sajmir Tahiri fajësoi maxhorancën, duke thënë se ishte Partia Demokratike ajo që refuzoi propozimet dhe votoi kundër amendamentit të Doris Pack për mosdjegien e fletëve të votimit.

Partia Socialiste votoi pro pro këtij propozimi”, tha Tahiri i cili deklaroi se kryeministri Sali Berisha është mbyllur në bunkerin e krizës, pasi refuzoi transparencën, ndonëse Europa kërkon me forcë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. (albeu.com)
Shtuar më 06/11/2010, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori