“Tentoi të vetëvritej”, Roza Lati rrëfen historinë e dhimbshme: Ja si e shpëtova 15-vjeçaren (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Roza Lati ka rrëfyer një histori të dhimshme të një 15-vjeçareje e cila kishte tentuar vetëvrasjen.

E ftuar në emisionin radiofonik “Live From Tirana”, artistja ka folur për gjuhën e urrejtjes në median online.

“Më kanë ngacmuar njerëzit por jo mendimet e tyre. E thënë në mënyrën më delikate të mundshme, s’më plas fare (qesh). Do jap një rast konkret, kam gjetur një vajzë në liqen me xham në dorë donte të priste damarët, 15-vjeçe nga Kamza sepse e kërcënonin në Instagram.

E pashë një ditë me sytë me lot, të enjtur dhe nuk u përfshiva, e pashë ditën e dytë dhe kyçet e duarve i kishte të fashuara dhe më kapi ankthi.

E pyeta se çfarë problemi ke dhe me diskutoi në lot që e kërcenonin me profile fallco dhe më tha që nuk i njoh personat. I thashë: “Të vras mëndjen për kërcënimet në Instagram, do të kisha luajtur mendsh që 17- vjeçe”. Kishte shkuar në komisariat për të bërë denoncim dhe nuk ja kishte marrë seriozisht policia.

Aty u nervozova, i dhashë numrin tim të telefonit dhe i thashë që do të shkojmë bashkë në komisariat. Shteti e ka mundësinë për të mbyllur profile të tilla edhe ligjërisht, por nuk e kishin ndihmuar. Kishte pasur një përplasje nga të gjitha anët. Ajo vajzë është mirë tani”, rrëfeu moderatorja./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 13:58