Tahiri nxjerr e-mailin sekret që iu dërgua prokurorit për Habilajt (FOTO LAJM)

Ka dalë në media e-maili sekret i ish-shefiy kundër krimit të organizuar në Vlorë, Gjergji Kohillas ndaj prokurorit Dritan Prençi ku i jepte informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për Moisi e Florian Habilaj, por edhe Nezar Sehitaj.

A2 ka publikuar e-mailin në fjalë ku përmenden edhe emra të personazheve që akuzohen sot se janë pjesë e grupit të Tahirit që bënte trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë mbrojtjes me dyer të mbyllura, Tahiri i tregoi gjykatës email-in dhe shkresën përkatëse që daton më 29 prill 2017, ku ish-shefi kundër krimit të organizuar në Vlorë, Gjergj Kohilla i dërgonte prokurorit Dritan Prençi informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për Moisi e Florian Habilaj, por edhe Nezar Sehitaj.

Në këtë shkresë sugjerohet fillimi i një hetimi proaktiv dhe vënia në përgjim e disa numra telefonik pasi policia e Vlorës nuk mund t’i gjurmonte këta persona.

Në fund të email-it, Policia e Vlorës është në pritje të vendimeve të prokurorit i cili më pas ngriti akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe 3 zyrtarëve të policisë. Një tjetër provë, që sipas Tahirit, tregon qartë se policia ka goditur vazhdimisht bandën e Habilajve është një operacion në Selenicë me urdhër të ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Shkresa mban datën 10 qershor 2016, ku drejtori i policisë së Vlorës i kërkon stacionit policor Selenicë të marrin masa për evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis që dyshohet se janë kultivuar nga vëllezërit Habilaj në fshatin Vërmik.

Në informacionin e policisë, i cili është sekret thuhet se në këtë aktivitet vëllezërit Habilaj kishin aktivizuar edhe disa persona të armatosur nga Çolja.

Një ditë më parë, për ish-ministrin e Brendshëm Prokuroria kërkoi 8 vite heqje lirie për trafik narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.
Shtuar më 11/09/2019, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori