Tahiri nuk mban më! Sulmon ashpër Alibeaj e i përmend publikisht vrasjen
Saimir Tahiri ka shpërthyer me tone të ashpra në Këshillin e Mandatëve në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të votohet mbi fatin e tij.

Pas pyetjeve të Alibeajt mbi imunitetin, ish-ministri me tone të ashpra ka deklaruar se nuk pranon të burgoset për qëllime politike. Ai ka shkuar më tej duke pyetur Alibeajn se “a do të hynte në burg, sepse ka vrarë një i afërmi i tij”

“I afërmi jot ka vrarë njerëz, a do hyje ti në burg për to?”- pyeti Tahiri duke ngritur dyshime rreth ndonjë ngjarje rreth Alibeajt.

Saimir Tahiri nuk e ka lënë me kaq por ka kaluar edhe në akuza politike duke i përmendur vrasjet e Gërdecit e 21 Janarit Partisë Demokratike.

“Unë jam gati të hetohem të përgjohem, të më kontrolloni banesën, të më kontrolloni makinë, unë jam gati të bëj gjthshka por pranga politike në duart e mia nuk pranoj.

Unë si ty që rri me një parti politike kriminelë nuk jam, me kriminelë e trafikantë, që vranë 26 njerëz në Gërdec e si gjet gjë, nuk jam! “- tha me tone të larta Saimir Tahiri. /albeu.com/




Shtuar më 21/10/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori