Tahiri: Nuk ka vend për panik për terrorizëm
Lidhur me masat kundër terrorizmit, ministri Tahiri ka konfirmuar sot se nuk ka vend për panik. Ministri i Brendshëm ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, lidhur me masat kundër terrorizmit.

Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që në përfundim të saj, Saimir Tahiri ka deklaruar për mediat se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik. Nuk ka rrezik të shtuar”, ka thënë ai. Më tej ai ka shtuar se “po punojmë bashkë me partnerët, për të neutralizuar çdo rrezik". /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2015, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori