Tahiri nuk i rrihet brenda, sot bën kërkesën e radhës ndaj gjykatës
Pëlqej
Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk qendron dot brenda ambienteve të shtëpisë duke kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia, ka depozituar sot kërkesën në Gjuykatën e Apelit, ku kërkon rrëzimin e vendimit të dhënë të shtunën e kaluar, i cili parashikonte "Arrest shtëpie".

Nga ana tjetër, prokuroria ka apeluar vendimin e gjykatës duke kërkuar "arrest me burg" për Tahirin.

Pritet që kërkesa të shqyrtohet brenda 10 ditëve, por ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur do zhvillohet seanca.
Shtuar më 17/05/2018, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori