Tahiri nis fjalimin me sulme: U përballa me ata që bënin sikur nuk kisha jetuar kurrë!
Në konferencën për media Tahiri është shprehur se për të s’është e re as për ju as për njeri sesi kaluan dy vite dhe pas dy vitesh hetim prokuroria ndaloi karrovën e parë të akuzave.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

Nuk është më e re as për ju dhe as për njeri si kaluan dy vite hetime nga prokuroria e Krimeve të Rënda, për akuza të rënda, karroca e prishur ndaloi në stacion dy ditë më parë.

Dy vite gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, dy vite me radhë ku unë heshta për të reskektuar drejtësinë, për të mos e çuar gjyqin te tavolinat dhe te mediat.

Unë doja dhe kam besuar që të ishte një gjyq shembullor i drejtësisë, dhe duhet të fitonte mbi llumin dhe gënjeshtrat mbi kurrizin tim. Të renditësh këtu sesa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë mbi mua, heshtja ime bëhej çdo ditë dhe më e rëndë, heshta vetëm në respekt të drejtësisë.

E kisha shumë të lehtë që të mbaja mandatin e deputetit, dhe të qëndroja në Kuvend dhe pse hetohesha, fundja siç kanë bërë të gjithë ata para meje pa asnjë përjashtim, që kanë qendruar në Kuvend dhe kur janë hetuar për vjedhje apo për vrasje.

Unë bëra të kuindërtën, i bindur se vetëm drejtësi për mua nuk do ishte. U përballa dhe me ata që heshtnin dhe silleshin sikur unë nuk kisha jetuar kurrë, dhe ata që mu hodhën në fyt dhe smu ndanë gjatë gjithë kohës.
Shtuar më 21/09/2019, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori