Rruga e
Kombit ka pritur mjaft vizita "VIP" gjatw 24 orwve tw fundit. Pas ministrit tw Transporteve Sokol Dwrvishaj, aty ishte sot edhe ministri i Brendshwm Saimir
Tahiri, i cili u bwri thirrje qytetarwve qw tw mos lwviznin nwse nuk kishin njw arsye tw fortw.
"Ne këtu jemi në Kalimash edhe në “Rrugën e
Kombit”, është e gjitha e kalueshme, por duhen mjete të posaçme, zinxhirë.
Policia Rrugore është e gjitha në këmbë për t’u bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të mos kalojnë pa zinxhirë.
Ndërkohë zona të veçanta, veçanërisht në qarkun e Kukësit, Dibrës, më pak të Lezhës, janë të izoluara për shkak të bllokimit të rrugëve rurale, por kjo është e pashmangshme dhe po mundohemi të marrim masa që të mos ketë asnjë mungesë nga pikëpamja e mjeteve për të jetuar dhe mundësive për të pasur ushqime dhe ndihmën e parë"., - tha
Tahiri duke shtuar se ditë që vijnë pas do jenë më të ftohta dhe moti do të
përkeqësohet./Albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 17:42