Tahiri me Drejtorin për Ballkanin në Britani rikthehen në Lazarat
Pëlqej
Ministri Tahiri është rikthyer sërish në Lazarat, pas operacionit shumë të diskutuar për asgjesimin e bimëve narkotike. Ai nuk ka qënë i vetëm, e ndërsa kjo vizitë ishte për të shqyrtuar kapacitetet e zhvillimit të zonës.

Teksa kanë kaluar plot dy muaj pas përfundimit të operacionit të gjerë policor në Lazarat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rrikthehet së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins.

Kjo vizitë është një mundësi për të shqyrtuar kapacitetet e zhvillimit të zonës, nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike. Dhe më herët, Tahiri kishte deklaruar se problemi i vërtetë do të lindte ditët pas operacionit, duke theksuar se ndërhyrja nuk duhej parë vetëm si një çështje policore.

Në vizitën në Lazarat merr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon. /albeu.com/

Shtuar më 16/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori