”Çfarë legjende”, Rita Ora krenohet: Kush është gjyshi i saj që mbante gjithmonë cigare në dorë (FOTO LAJM)

“Ky është gjyshi im. Një drejtor i mrekullueshëm filmi që mbante gjithmonë një cigare në dorë. Çfarë legjende.” – kështu ka shkruar sot Rita Ora në postimin e saj.

Por kush është gjyshi i saj, për të cilin ajo flet gjithë krenari?

Besim Sahatçiu ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

Pasi mbaroi gjimnazin në Pejë, Sahatçiu studionte letërsi në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai punoi si përkthyes për disa vjet. Më pas, ai studioi teatrin në Akademinë e Artit Dramatik në Zagreb, Kroaci dhe mbrojti tezën e tij me vënien në skenë të dramës satirike të Gogol, Inspektori i Qeverisë, në Teatrin Provincial Popullor në Prishtinë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Sahatçiu drejtoi dhjetra filma, seriale televizive dhe shfaqje gjatë gjithë karrierës së tij. Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978.


Shtuar 22.04.2020 17:41