“Ka ende plagë të hapura”, shqiptarët e Kosovës kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë

Shqiptarët e Kosovës duket se nuk do të marrin pjesë në protestën e zhvilluar në kryeqytet nga ish-kryeministri Berisha, në ditën e ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Deri në mesditë, nga pika kufitare e Morinës, bëhet me dije se nuk ka hyrë asnjë kontigjent protestuesisht të organizuar.

Pavarësisht kësaj, qytetarët nga Kosova shprehen qartasi kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë për të folur për një nismë ku Kosova nuk merr pjesë.

Qytetarët e Kosovës shprehen se ka ende plagë të hapura nga Serbia.

Shqiptarët e Kosovës thonë se nisma të tilla rajonale me karakter bashkëpunimi, duhet të ketë vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.

Media serbe “novosti” shkroi të hënën se sipas burimeve të saj, Sali Berisha ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Ramush Haradinajn, ku ky i fundit i ka premtuar Berishës të paktën 100 protestues nga Kosova./albeu.com/