Tahiri-Llalla-Ajazi, bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar
Ministria e Brendshme, Prokuroria Përgjithshme dhe Shërbimi Informativ i Shtetit nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Marrëveshja është firmosur mes ministrit, Sajmir Tahiri, kreut të SHISH, Visho Ajazi dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm tha se me këtë memorandum rritet besimi i publikut.

“Lufta kundër paligjshmërisë dhe për të rritur besimin e publikut. Ne së bashku të tre institucionet, kemi menduar që një momerandum bashkëpunimi do forconte lidhje institucionale, brenda kuadrit ekzistues dhe për të shënuar një moment të ri në luftën ndaj krimit. Vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, mund të mbetet në letër, nëse nuk kthehet në rezultate në luftën ndaj krimitorganizuar, korrupsionit etj”, tha Tahiri.

Ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla tha se ky memorandum po nënshkruhet në një kohë të rëndësishme për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Sipas tij, lufta ndaj krimi dhe korrupsionit është një prioritet i institucionit që ai drejton. Ndërkohë që kreu i SHISH ka kërkuar në bashkëpunim sa më të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2013, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori