Tahiri: Ligji për mjetet lundruese sjell çlirimin e detit
Amendimi i Ligjit për mjetet lundruese do të rrisë jo vetëm sigurinë në det por do t’i japë një shtysë së fortë zhvillimit të turizmit në vend. Kështu u shprehet ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili nënvizoi se ligji i ri parashikon rregulla të forta për mjetet lundruese nën 20 ton.

“Ky ligj është një vijë ndarëse, në vizion dhe sjellje mes 2 qeverive. Deri dje, qeveria mendonte si zgjidhje moratoriumin, ne mendojmë se disiplinimi i rregullave të lundrimit në det, sjell çlirimin e detit. Edhe dje me moratorium, njerëzit humbin jetën duke u përplasur nga mjete lundruese. Por ky ligj përcakton hapësirat minimum për qytetarët që përdorin detin për t’u larë, nga ata që do përdorin mjetet lundruese”, tha ministri Tahiri.

Ligji u hartua pas vakuumit që la moratoriumi, që aplikoi për shumë vite qeveria “Berisha” që nuk lejonte asnjë mjet detar, qoftë edhe për qëllime turizmi.

Ligji është i parë i paketës për sigurinë publike, që do paraqesë në Parlament për miratim Ministria e Brendshme.
Shtuar më 17/04/2014, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori